POLITIKË /

"Puna e SPAK të mos ndërpritet", raportuesi për Shqipërinë në PE: S'duhet të përdoret molotovi, por argumentet

Shkruar nga Versus

"Puna e SPAK të mos ndërpritet", raportuesi për

Eurodeputeti Andreas Schider ka dalë në një deklaratë për media sa i takon raportimeve të tij për Shqipërinë në Parlamentin Europian. I pyetur nga gazetarët për çështjet e zyrtarëve të lartë që hetohen nga SPAK, Schider tha se PE nuk komenton raste konkrete, por bëri thirrje që të gjitha institucionet të mbështesin punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Më duhet të them që PE nuk komenton çështje juridike apo ligjore dhe mendoj se gjithashtu është një standart i mirë europian që institucionet të kryejnë punën e tyre dhe në këtë rast SPAK duhet të bëjë punën e tyre me gjetjet e tyre që i konsiderojnë të nevojshme. Të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK, por PE nuk bën komente për ndonjë rast specifik”- deklaroi Schider.

Sa i takon situatës politike në vend, eurodeputeti tha se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të përparojë dhe të jepen argumentime të forta në vend të përdorimit të molotovëve në protesta.

“Si politikan mund të kesh mendimin tënd politik, por duhet të përmbushësh gjithashtu edhe rolin tënd institucional. Unë nuk po qëndroj këtu thjesht si Andrea Schider eurodeputet, por qëndroj këtu si raportuesi në Parlamentin Europian nga komisioni për çështjet e jashtme.

Ne si parlament europian mendojmë se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara. Do të thotë që të mos dramatizohet gjithçka, të mos përdoret vetëm molotovi etj, por të argumentohet fort. Këtë e them edhe për qeverinë edhe për opozitën. Mendoj se bashkëpunimi brenda kuvendit për disa çështje po ecën mirë sidomos në politikën e jashtme”- shtoi më tej Schider. Versus.al

Poll