POLITIKË /

"Punonjësit e administratës s'janë mish për top", Rama: Po u shkojnë fletë arrestet si ftesa dasmash

Sipas Ramës prokurorët e rretheve po përdorin punonjësit e administratës si statistika për CV-të e tyre që të kandidojnë në SPAK.

Shkruar nga Versus

"Punonjësit e administratës s'janë mish për

Mes kritikave që pati përsa i takon veprimeve të prokurorëve e gjykatësve, kreu i qeverisë përmendi edhe një çështje e cila sipas tij po kthehet në praktikë të prokurorive të rretheve sa i takon masave të sigurisë ndaj punonjësve të administratës.

Ai tha se prokurorët e rretheve po i përdorin punonjësit e administratës për të pasuruar CV-të që më pas të kandidojnë për prokurorë në SPAK.

“Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt. Punonjësit e administratës nuk janë shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në e tyre që të paraqiten nesër si kandidatë të ardhshëm për prokurorinë speciale. Është bërë e papranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletë arresti që shpërndahen si të ishin ftesa për dasmë”- tha Rama.

Më tej mori rastin e një punonjëse të administratës duke kritikuar faktin se ndaj saj ishte lëshuar fletë arresti në kushtet kur ka probleme shëndetësore dhe një fëmijë 2 vjeçar.

“Një punonjëse e administratës model që ka 5 vjet që lufton me kancerin që është me një fëmijë 2 muajsh, nuk mund të arrestohet pa patur asnjë lidhje vetëm sepse institucioni prezumohet se ka një lidhje me temën. Çfarë janë këto, ku jemi ne këtu?”- shtoi kryeministri. Versus.al

Poll