Gjatë Forumit të Bledit në Slloveni, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dhënë një deklaratë optimiste për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE.
Kos tha se janë hapur dy kapituj të rinj me Shqipërinë dhe se është arritur dakordësi për festimet e këtij progresi, së pari në Bruksel dhe së dyti në Tiranë, me një ndeshje futbolli mes vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, ku edhe Presidenti i UEFA-s do të marrë pjesë.
“Nëse procesi vazhdon me këtë ritëm dhe Edi Rama vijon të punojë në mënyrë të shkëlqyer, Shqipëria mund të ketë 28 anëtarë të BE-së në 2028 dhe 29 në 2029. Megjithatë, kam vetëm katër vjet në këtë post, kështu që shpejtoni”, tha Kos.
Ajo shtoi se edhe me Malin e Zi procesi po ecën përpara dhe përfundimi i bisedimeve teknike mund të lejojë anëtarësimin e të dy vendeve brenda kësaj periudhe.
“Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë. Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni.
Me Malin e Zi po ecim përpara dhe është e mundur në qoftë se përfundojmë në 2026 në aspektin teknik të bisedimeve, në 2028 mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe në qoftë se Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029 mund të kemi 29 anëtarë. Kështu që shpejtoni”, tha Kos./Versus.al







