
Në Uashington u zhvillua takimi i parë i Bordit të Paqes, një nismë e krijuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama falënderoi Trump për ftesën dhe theksoi se Bordi nuk synon të zëvendësojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por përkundrazi të ndihmojë më të pafajshmit – fëmijët në Gaza.
“Ne vlerësojmë rolin vendimtar të presidentit Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza, dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë përpjekje. Ftoj të gjitha vendet të kontribuojnë për fëmijët e Palestinës dhe të ndihmojnë ata që janë viktimat më të pafajshme të luftërave. Jo vetëm me fonde, por edhe duke sjellë ekspertët tanë për të ndihmuar rindërtimin dhe shpresën. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes,” tha Rama./Versus.al


