MAGAZINË /

Detyra e Vëllait të Madh kris marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos?

Raporti mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanajt në “Big Brother” pëson një ftohje të papritur, pas debateve për menaxhimin e detyrës së cigareve, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e afërsisë së tyre brenda shtëpisë.

Shkruar nga Versus

Detyra e Vëllait të Madh kris marrëdhënien mes Brikenës

Pas disa ditësh afrimiteti që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, marrëdhënia mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanajt ka pësuar një ftohje të papritur.

Dyshja është parë e distancuar që nga dita e djeshme, ndërprerë edhe bisedat e tyre të gjata gjatë orëve të vona të natës. Por shkaku i kësaj ftohjeje nuk lidhet me xhelozi apo ndjenja, por me një detyrë brenda “Vëllait të Madh”.

Pas fitores së sfidës kundër Selinit dhe Gimbos, Mateo dhe Brikena morën përgjegjësinë për menaxhimin e cigareve të banorëve të shtëpisë. Pikërisht kjo detyrë solli debatet e para mes tyre: Mateo kritikon mënyrën se si Brikena po e kryente këtë detyrë, ndërsa reagimi i saj nuk ishte i kënaqshëm.

E prekur nga kritikat, Brikena ka zgjedhur të tërhiqet dhe të mbajë distancë, duke lënë në pikëpyetje të ardhmen e raportit të tyre brenda lojës./Versus.al

Poll