
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është shprehur se ndihet i trishtuar për arrestimin e Princ Andrew.
“Mendoj se është një turp. Mendoj se është shumë trishtuese. Mendoj se është shumë keq për familjen mbretërore. Është shumë, shumë trishtuese. Për mua, është një gjë shumë e trishtë. Mbretri Charls do të vijë shumë shpejt në SHBA' ” i tha Trump gazetarëve në Air Force One, ndërsa udhëtonte për në Xhorxhia.
Ish-princi Andrew u lirua vetëm disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen "Epstein".
Andrew u fotografua duke dalë nga një stacion policie pas arrestimit të tij ndërsa në njoftim thuhej se: I arrestuari është liruar tashmë”.
Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Windsor u arrestua ditën e sotme nën dyshimin për shpërdorim detyre, në ditën e tij të lindjes, pasi sot mbushte 66-vjeç./Versus.al


