POLITIKË /

Rama ia thotë në emisionin e saj Grida Dumës: Mezi e kam pritur arrestimin e Salianjit

Duke folur për drejtësinë gjatë këtyre 12 viteve, Rama foli për një përmisim të dukshëm, teksa u shpreh i bindur se garancia përfundimtare për barazinë para ligjit në Shqipëri mund të merret vetëm kur të futet në BE.

Shkruar nga Versus
Rama ia thotë në emisionin e saj Grida Dumës: Mezi e kam pritur
Grida Duma/Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimet e bujshme të politikanëve, ndërsa është "akuzuar" nga gazetarët në "Top Story" për qëndrimin e tij me dy standarde.

Duke folur për drejtësinë gjatë këtyre 12 viteve, Rama foli për një përmisim të dukshëm, teksa u shpreh i bindur se garancia përfundimtare për barazinë para ligjit në Shqipëri mund të merret vetëm kur të futet në BE.

Nërkohë, lidhur me qëndrimin me dy standarde ndaj drejtësisë, Rama tha se ka komentuar vetëm vendimin e formës së prerë. Referuar rastit të Salianjit, kreu i socialistëve e konsideroi si vendimin më të merituar.

"Rasti i Salianjin, historik për drejtësinë dhe kundër shitjes. Është dënuar me meritë të plotë, e meritoi, mirë do ishte t'i kishte ndodhur edhe ndonjë tjetri. Mezi e prita që në Shqipëri të dënohej dikush për shpifje”, u shpreh Rama.

Grida Duma e pranoi se ishte në një lidhje me ish-deputetin e Partisë Demokratike kur ky i fundit do të kryente dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit më 27 shtator 2024.

Gjatë një programi të saj moderatorja u shpreh:

Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik. Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.

Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin"./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: