POLITIKË /

Rama ju dha ultimatum, kush janë Drejtorët e Bashkisë së Durrësit që dhanë menjëherë dorëheqjen? (EMRAT)

Lista me emrat e drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative që kanë dhënë dorëheqjen pritet të publikohet zyrtarisht nga Bashkia e Durrësit ose Ministria e Brendshme në orët në vijim.

Shkruar nga Versus

Rama ju dha ultimatum, kush janë Drejtorët e Bashkisë së

Të enjten, një numër drejtorësh të Bashkisë së Durrësit dhe kryetarë të njësive administrative dorëzuan dorëheqjet e tyre, në një lëvizje që vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytet.

Sipas burimeve zyrtare, dorëheqjet janë bërë pas kërkesës së drejtpërdrejtë të kryeministrit, i cili, ashtu si në bashkitë e Vlorës dhe Fierit, ka kërkuar ristrukturim të plotë të administratës vendore dhe largimin e drejtuesve aktualë për t’i hapur rrugë ndryshimeve.

Lista me emrat e drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative që kanë dhënë dorëheqjen pritet të publikohet zyrtarisht nga Bashkia e Durrësit ose Ministria e Brendshme në orët në vijim.

LISTA: 

-Roni Shqopa 
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
-Meme Xhaferaj 
Drejtoria e Shërbimit Social
-Ardian Gurra
Drejtoria e Arsim -Kulturë- Sport-Komunitete Fetare
-Oneda Deliallisi
Drejtoria e Auditit të Brendëshëm
-Ermal Lufo
Drejtoria Ekonomike
-Ardian Iljazaj
Drejtoria e Shërbimeve
-Valbona Qiriako
Drejtoria e Buxhetit
-Lorenc Facja
Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
-Lorenc Smajli
Drejtoria e Turizmit
-Dhurata Gjoka
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
-Robert Dervishi
Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
-Alneida Rroshi
Drejtoria Ligjore 
-Leonard Haka 
Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit
-Aljon Hysko
Drejtoria e Rrugëve
-Roland Çobani
Administrator i Rajonit nr1
-Ilir Ngresi
Administrstor i Rajonit nr2
-Myslym Hasanaj
Administrator i Rajonit nr3
-Davide Ndoi
Administratore e Rajonit nr 4
-Jurgen Tabaku
Administratir i Rajonit nr5
-Jetmir Pupla
Administrator i Rajonit nr6
-Kadri Gjyli
Administrator i Rajonit Ishëm
-Edlir Cërri
Administratir i Rajonit Sukth
-Muharrem Sula
Administrator i Rajonit Manëz
-Eltion Preni
Administrator i Rajonit Katund i Ri
-Albert Bukaçi
Administrator i Rajonit Rrashbull

Kjo është pjesë e një fushate të re të reformimit të pushtetit vendor, që kryeministri Rama ka paralajmëruar prej javësh, duke theksuar nevojën për eficiencë më të lartë në shërbime, transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve. /Versus.al/

Tags:

doreheqje

Poll