
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Repolitix” u pyet lidhur me dyshimet e hedhura shpesh herë nga mbështetës të opozitës, me komente të tipit “nuk e kalon dot oqeanin për të shkuar në SHBA”.
Rama pati deklaruar se së shpejti do të kishte një “surprizë” sa i takon komenteve të tilla për marrëdhënie jo të mira me SHBA. Ndërsa analistit Arion Sulo i cili i kujtoi foton me Obamën vite më parë, Rama iu përgjigj me ironi duke thënë se atëherë ka qenë “i vogël” dhe se tani çështja është se kush bën foto me të.
Pjesë nga diskutimi:
Arion Sulo: Surpriza nuk bëhet. Ishte për SHBA.
Edi Rama: Pse duhet të kishte ndodhur në kohë, vura ndonjë afat unë? Gjatë zgjedhjeve duhet ta bëj unë?
Arion Sulo: A pse duhet të shkosh pas zgjedhjeve? Të merrni ndonjë mbështetje dhe logjike është para zgjedhjeve? Si të gjithë ju që keni bërë foto atje me Obamën, me Trumpin, për të thënë se keni mbështetjen e presidentëve amerikanë...Surpriza ishte që të shkoje para zgjedhjeve gjasme.
Edi Rama: Arion, kur kam bërë foto me Obama-n, unë kam qenë shumë i vogël. Tani jam tjetër njeri. Kam qenë i vogël dhe bota ka qenë e re për mua në atë aspekt. Bota ka qenë e re, tani pyetja është kush bën foto me mua, jo me kë bëj foto unë.
Arion Sulo: Nga shqiptarët apo edhe në botë kështu?
Edi Rama: Kush bën foto me mua në kuptimin me kë qëlloj që bëhen foto në këtë sens e thashë. Jo kush bën foto se shqiptarët bëjnë foto me mua nga të katër anët.
Arion Sulo: Surpriza ishte për një vizitë në SHBA, ju thoni jo ok. Versus.al








