POLITIKË /

Rama merr ftesë personale nga Presidenti Trump: I nderuar të përfaqësoj Shqipërinë në Bordin e Paqes!

Në statusin e tij, Rama thekson se Shqipëria është ftuar si anëtar themelues, duke e vendosur vendin tonë në një nivel ndërkombëtar të “pajisur me respekt dhe vlerësim të posaçëm”

Shkruar nga Versus
Rama merr ftesë personale nga Presidenti Trump: I nderuar të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim ku shpreh krenarinë për ftesën personale të Presidentit Donald J. Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e iniciuar nga Trump, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.

Në statusin e tij, Rama thekson se Shqipëria është ftuar si anëtar themelues, duke e vendosur vendin tonë në një nivel ndërkombëtar të “pajisur me respekt dhe vlerësim të posaçëm”. Kryeministri nënvizon se ky hap reflekton edhe progresin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i kryeministrit Rama: 

SHUMË I NDERUAR NGA FTESA PERSONALE E PRESIDENTIT TRUMP, PËR TA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË BORDIN E PAQES, NJË ORGANIZATË E RE NDËRKOMBËTARE E IDEUAR PREJ TIJ, KU SHQIPËRIA FTOHET SI ANËTAR THEMELUES, DUKE NGJITUR KËSHTU NDËRKOMBËTARISHT NJË TJETËR MAJË KREJT TË PAIMAGJINUESHME VETËM DERI PAK VITE MË PARË.
NUK MUND TË JEM DOT MË KRENAR PËR SHQIPËRINË, PËR GJITHÇKA KEMI BËRË NË KËTO VITE DUKE E KTHYER NË NJË SHQIPËRI TJETËR, TË DINJITETSHME E TË RESPEKTUAR BOTËRISHT SI ASNJËHERË, E PADISKUTIM EDHE PËR NIVELIN KU E KEMI NGRITUR MARRËDHËNIEN E PARTNERITETIT TONË STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, DUKE U FTUAR ME NJË RESPEKT E VLERËSIM KREJT TË POSAÇËM NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP, PËR T’U BËRË PJESË E NJË BORDI NDËRKOMBËTAR TË KRIJUAR E KRYESUAR PREJ ATIJ VETË DHE PËR TË PUNUAR SË BASHKU ME TË.
THANK YOU MR.PRESIDENT
GOD BLESS ALBANIA AND THE UNITED STATES. Versus.al

Poll