POLITIKË /

Rama paralajmëron operatorët ushqimorë: Mosplotësimi i standardeve të BE-së sjell vetëm dy rrugë, zhvillim ose falimentim

Ai theksoi se procesi i integrimit europian po e vendos sektorin e sigurisë ushqimore përballë një transformimi të madh, ku përshtatja me standardet është e pashmangshme.

Shkruar nga Versus

Rama paralajmëron operatorët ushqimorë: Mosplotësimi i

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar operatorët e sigurisë ushqimore në Shqipëria se mosrespektimi i standardeve të Bashkimi Europian sjell vetëm dy rezultate: mundësi zhvillimi për ata që përshtaten, ose falimentim për ata që nuk përmbushin kërkesat.

Ai theksoi se procesi i integrimit europian po e vendos sektorin e sigurisë ushqimore përballë një transformimi të madh, ku përshtatja me standardet është e pashmangshme.

Sipas Ramës, edhe pse po zhvillohen negociata me Komisionin Europian për një periudhë tranzitore, koha për përshtatje mbetet e kufizuar dhe kërkon përgatitje të shpejtë nga bizneset dhe institucionet.

Ai nënvizoi se veçanërisht në sektorin e prodhimeve shtazore dhe ushqimore, mosrespektimi i standardeve mund të sjellë pasoja serioze për operatorët ekonomikë.

Rama e cilësoi këtë proces si një “sfidë vendimtare” për ekonominë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama: 

Ajo që e pret sipërmarrjen është një thikë me dy presa. Nga njëra anë, një horizont i ri mundësish për ata që do të jenë të përgatitur, nga ana tjetër një humnerë falimentimi për ata që nuk janë të përgatitur. K yështë realiteti. Kur vjen puna te siguria ushqimore, duke pasur parasysh pjesën më të ndjeshme që është siguria e prodhimeve shtazore dhe gjithë nënprodukteve, ne duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë ata që janë të angazhuar se e nesërmja do të jetë fatale nëse sot nuk do të kuptojnë se nuk janë në raport me standardet dhe se çfarë duhet të bëjnë për të qenë gati nesër”, tha Rama.

Një nga gjërat për të cilat na duhet pak më shumë kohë është fusha e sigurisë ushqimore dhe për këtë arsye ne dhe Komisioni Europian negociojmë për një shtyrje përtej momentit të anëtarësimit të afateve kur standardet duhet të jenë 100% për të gjithë ata që janë të përfshirë në sektorin e bujqësisë. Edhe duke negociuar për 5 vjet plus, është një kohë shumë e shkurtër për t’u përgatitur./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll