POLITIKË /

Rama shkruan në librin e ngushëllimeve të Dhimitër Anagnostit: Prehu në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty

Shkruar nga Versus

Rama shkruan në librin e ngushëllimeve të Dhimitër

Kryeministri Edi Rama nderoi sot jetën dhe veprën e artistit të madh, Dhimitër Anagnosti.

Ai mori pjesë në ceremoninë e homazheve në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personalitete të jetës politike dhe kulturore, kineastë, dashamirës të artit dhe qytetarë të thjeshtë u bashkuan për të nderuar regjisorin e mirënjohur, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur me role të spikatura në filmat shqiptarë.

Pas përkuljes me nderime para arkëmortit, kryeministri u ul dhe shkroi në librin e kujtimeve:

“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit dhe do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty. Me mall, Edi.”

Rama shkruan në librin e ngushëllimeve të Dhimitër
Shenimi i kryeministri ne librin e kujtimeve

Regjisori dhe një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, ka ndërruar jetë sot, më 1 Shtator.

Ai kishte lënë amanet që të prehej përgjithmonë në fshatin e lindjes, Vuno të Himarës./ Versus.al

Poll