POLITIKË /

Rama takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan, zbardhen diskutimet mes tyre

Shkruar nga Versus

Rama takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan, zbardhen diskutimet mes tyre

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan ku u prit në Pallatin Apostilik nga Papa Leone XIV. Takimi i tyre u përqendrua në ështje me interes të përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë. 

Gjatë bisedës me Atin e Shenjtë, u diskutua situata në Ballkan si edhe procesi i integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Njoftimi zyrtar i Vatikanit

Sot paradite, më 5 shkurt, Papa Leoni XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

“Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.

Ndër temat në qendër të bisedimeve – vijon njoftimi – ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”. Versus.al

Poll