POLITIKË /

Raporti i ODIHR për 11 majin, Berisha: Të ngrihemi në protestat më të fuqishme që prej ’90-ës

Shkruar nga Versus

Raporti i ODIHR për 11 majin, Berisha: Të ngrihemi në protestat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të demokratëve foli për raportin e publikuar nga OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit ku thuhej se kishte patur përdorim të administratës nga ana e qeverisë.

Sipas tij, ky raport tashmë u jep radhën shqiptarëve për të vepruar me protesta të fuqishme në Shqipëri dhe vende të ndryshme të botës. Berisha tha se duhet që opozita shqiptare të organizojë protestat më të fuqishme që ka njohur vendi që prej viteve ’90.

“Për të mos u zgjatur, vëzhguesit ndërkombëtarë folën e thanë fjalën e tyre. radha e shqiptarëve të flasin e të thonë fjalën e tyre. të themi fjalën tonë në Tiranë, Paris, Romë, Vjenë, Uashington, Berlin e në të gjithë botën. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protestat më të fuqihme që ka njohur vendi nga vitet ’90 me qëllimin solemn, votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Kushdo që aspiron votën e lirë, tashmë ka një bazë frymëzuese në ligjin ndërkombëtar që është raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll