Pas zvarritjeve pa fund, sherresh teknike dhe akuzat e kahershme për refrenin “masakër elektorale” nga PD veçanërisht për votat nga e shumëpërfolura nga Greqia, numërimi për zgjedhjet parlamentare 2025 është thuajse në fund. Për herë të parë, shqiptarët në 85 shtete të botës i dhanë një të drejtë zyrtare asaj që prej vitesh e bënin me zemër: të zgjidhnin deputetët që do udhëheqin Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.
Rezultati? Si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, Edi Rama u shpërblye bujarisht. PS mori 122 mijë vota në diasporë – plot 61.12%. Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM, që në fakt është vetëm një me zë Berishe, mori 47 mijë vota (23.5%). Nëse kjo nuk tingëllon si ndëshkim, le ta themi troç: në Shqipëri morën 34.2%, në diasporë ranë 11 pikë. Ndonëse Berisha sot i pyetur nga gazetarët u shpreh se Diaspora e ka votuar masivisht e se kanë braktisur, por janë manipuluar votat masivisht nga ana e qeverisë. E dukshëm nga rezultatet, pavarësisht asaj që pretendon Berisha, kryemagjistari (ashtu siç ai e quante) LaCivitan, nuk arriti që përmes shkopit të tij magjik, t’i jepte lavdinë që kërkon Berisha.
PS dominon aktualisht 83 mandate, opozita bie në 50, ndërkohë që në vitin 2021 ishin 61. E ndërsa Tom Doshi me PSD-në, vijon të ruajë 3 mandatet e tij të marra nga veriu. Ky rezultat nuk interpretoht si surprizë, faktikisht, çka interpretohet si surprizë janë partitë e vogla. Agron Shehaj me “Partinë Mundësia”, Arlind Qori me Lëvizjen Bashkë dhe Adriatik Lapaj me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe ndonëse me pak mandate ia dolën të kenë zë të fortë. Lapaj mori thuajse 15 mijë vota në diasporë (7.4%) – shumë më shumë se brenda vendit. Dhe i kërcënoi PS-së një mandat në Fier, por nuk ia doli.
E njëjta gjë me Shehajn – në Tiranë, vota e tij brenda vendit e rriti nga 1 në 2 mandate. Dhe mbijetesa e mandatit të dytë në fakt erdhi pikërisht nga diaspora. Pra, kur flasim për “votën që s’ka peshë”, le të mendojmë dy herë: ajo ndryshoi mandate. Ndërsa Arlind Qori siguroi vetëm një mandat në qarkun e Tiranës, nga ku do dalë si deputet jo vetë ai, por pedagogu Red Muça. Çështja më e zhurmshme – Greqia. PD bërtiti, sulmoi, hodhi akuza për manipulim.
Megjithatë me gjithë kontestimin, me gjithë zhurmën, e ruajtën mandatin në Lezhë me 73 vota diferencë. Festuan me votat që s’i donin. Ironia është shpesh më e mprehtë se çdo deklaratë për shtyp. Lapaj e kërkoi një tjetër mandat në Fier, por i munguan 520 vota nga diaspora. E mori 9200 në qark, por nuk mjaftoi të dilte barazim me Shehajn në aspektin e mandateve.
Çfarë ndryshoi vota e Diasporës?
Përfundimisht, diaspora nuk ndryshoi balancën e madhe të pushtetit, por dha disa sinjale që nuk duhen nënvlerësuar: ndëshkoi opozitën tradicionale, shpërbleu qartazi PS-në dhe i dha oksigjen të rinjve politikë që përpiqen të mbajnë frymën ndryshe.
Për më tepër, vota e Diasporës ka sjellë edhe çarje brenda subjekteve të partisë, jo vetëm nga kampi opozitar, që ishte krejt e pritshme por edhe nga Partia Socialiste ku 8 kandidatë të kampit rozë janë në garë të ethshme për mandatin.
Më konkretisht:
Në Tiranë, ka një garë të fortë mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit ku vijon të kryesojë Xhaçka.
Garë ka edhe ndërmjet Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Rakipi kryeson me 447 vota më shumë.
Në Lezhë, Admir Kadeli shpreson që me votat e diasporës të bëjë rrokadë kundrejt Marjeta Nelës, e cila kryeson me 433 vota.
Në Korçë shpreson për një mandat Enslemvera Zake. Ajo ndodhet 476 vota larg Besa Spahos, që për momentin po siguron karrigen në Kuvendin e ardhshëm.
Në Vlorë, ka një garë të ngushtë për mandatin e 9 të fituar nga PS. Vasil Llajo aktualisht është para Klevis Kasës me vetëm 54 vota.
Ndërkohë fituesit e sigurtë i gjeni si më poshtë:
1. Blendi Gonxhja (PS) 23874
2. Erion Braçe (PS) 22835
3. Arkend Balla (PS) 20195
4. Jorida Tabaku (PD) 20159
5. Ervin Hoxha (PS) 19769
6. Sara Mila (PS) 19297
7. Ceno Klosi (PS) 18310
8. Agron Malaj (PS) 14737
9. Klevis Jahaj (PS) 14281
10. Ani Dyrmishi (PS) 13424
11. Fatmir Xhafaj (PS) 13270
12. Asfloral Haxhiu (PS) 12906
13. Bardh Spahia (PD) 11119
14. Damian Gjiknuri (PS) 10636
15. Ilirian Pendavinji (PS) 10347
16. Saimir Hasalla (PS) 10259
17. Ornaldo Rakipi (PS) 10218
18. Gjin Gjoni (PD) 9842
19. Tërmet Peçi (PS) 9812
20. Bledi CComo (PS) 9703
21. Vullnet Sinaj (PS) 9619
22. Olsi Komici (PS) 9473
23. Aulona Bylykbashi (PS) 9094
24. Arian Ndoja (PD) 9015
25. Anila Denaj (PS) 9012
26. Hysen Buzali (PS) 8676
27. Isuf Çelaj (PD) 8004
28. Antoneta Dhima (PS) 7849
29. Ardit Bido (PS) 7760
30. Marjeta Neli (PS) 7197
31. Piro Dhima (PS) 7054
32. Fadil Nasufi (PS) 6996
33. Elton Korreshi (PS) 6896
34. Besa Spaho (PS) 6797
35. Fidel Kreka (PD) 6591
36. Agron Gaxho (PS) 6206
37. Kastriot Piroli (PD) 6163
38. Olta Xhaçka (PS) 6087
39. Adriatik Lapaj (NSHB) 5930
40. Brunilda Mersini (PS) 5123
41. Vasil Llajo (PS) 4959
42. Etleva Budini (PS) 4714
43. Dhimitër Kruti (PS) 4421
44. Zegjine CCaushi (PS) 4382
45. Hatixhe Konomi (PS) 3830. Versus.al







