POLITIKË /

Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, Rama ironizon Berishën: Presim të dalë si kanarinë dhe të këndojë

Shkruar nga Versus

Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, Rama ironizon Berishën:

Elbasan- Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për rijetëzimin e kalasë së qytetit, ku nuk la pa thumbuar as kryedemokratin Sali Berisha.

Ai ironizoi akuzat e Berishës, duke thënë se edhe këtë herë duhen akuza të tilla për të hequr “syrin e keq”.

“Presim stalkerin e fondit që të shfaqet në kala që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet. Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm i mbajtjes larg të syrit të keq.  Por nëse do të nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë ta forconim këtë marrëdhënien mafioze korruptive kriminale me fondin shqiptar të zhvillimit dhe të vendosnim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicionin të qytetit të Elbasanit të bindur që nuk do të kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër këtu point zero në dispozicion", tha ai.

Kryeministri u ndal edhe tek “Giro d'Italia 2025”, edicioni i 108-të i garës së famshme që do të nis nga Shqipëria. Rama tha se janë rreth 200 vende që do ta ndjekin xhiron e Italisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: