POLITIKË /

“Rri rehat”, debat mes gazetarit dhe deputetes së PS: Po më kërcënon live?

Shkruar nga Versus

“Rri rehat”, debat mes gazetarit dhe deputetes së PS: Po

Gjatë një emisioni në A2CNN pati një moment tensioni mes deputetes së PS, Briseida Çakërri dhe gazetarit Osman Stafa gjatë kohës që diskutohej për koncertin e reperit Kanye Ëest në Tiranë.

Teksa ligjvënësja fliste, gazetari pati disa reagime ironike dhe kjo bëri që ajo t’i drejtohej nën zë me fjalët “rri rehat”. Stafa iu përgjigj duke i thënë se shprehje të tilla nuk i shkojnë për shtat dikujt që ka mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

Pjesë nga debati:

Analisti, Lutfi Dervishi: Është një njeri që thotë rroftë Hitleri. Unë e kam problem këtë. Ti nuk e ke?

Çakërri: Nuk kam asnjë gjë, nuk kam ndjesi për Hitlerin. Mos më ngjit mua gjëra që nuk i kam

Dervishi: Vendit më shumë ia kanë rregulluar imazhin protestat sesa Kanye Ëest.

Çakërri- gazetarit Stafa: Çfarë ke? Rri rehat!

Osman Stafa: Çfarë ishte kjo, është kërcënim ky? Lërini këto fjalë se nuk intimidohem unë. Deputete e Kuvendit të Shqipërisë..çfarë ke thotë në studio live.

Ish-deputeti, Petro Koçi: Kishe qeshje ironike dhe reagoi tani.

Stafa: Unë as nuk ndërhyra. Versus.al

Poll