POLITIKË /

Rritje e numrit të turistëve në destinacionet historike, Rama: 42 % më shumë krahasuar me vitin e kaluar

Sipas kreut të qeverisë rritja  e numrit të turistëve në destinacionet historike ka ardhur duke u rritur.  Ai shkruan në postim se ka pasur një rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.

Shkruar nga B.SH
Rritje e numrit të turistëve në destinacionet historike, Rama:
Foto e postuar nga kryeministri

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale ka publikuar shifrat e turistëve që kanë vizituar disa nga destinacionet historike të vendit tonë.

Sipas kreut të qeverisë rritja  e numrit të turistëve në destinacionet historike ka ardhur duke u rritur. 

Ai shkruan në postim se ka pasur një rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.

Rama ka publikuar gjithashtu dhe 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve të cilët janë: 

-Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë

-Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë

-Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë

-Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë

-Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë

Postimi i Kreut të qeverisë: 

Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj. Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë: Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë, Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë, Parku, Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë, Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë, Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë”, shkruan Rama në Facebook./ Versus.al

Poll