AKTUALITET /

GJKKO kthen në SPAK dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, kërkon saktësim të akuzës

Vendimi u mor në seancën paraprake me dyer të mbyllura pasi më herët gjykata i kishte lënë mundësi prokurorit të korrigjonte mënyrën e ndërtimit të akuzës.

Shkruar nga Versus

GJKKO kthen në SPAK dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës,

GJKKO rikthen në SPAK, dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimi u mor në seancën paraprake me dyer të mbyllura pasi më herët gjykata i kishte lënë mundësi prokurorit të korrigjonte mënyrën e ndërtimit të akuzës.

Gjykata nuk i arsyetoi detyrat që i la SPAK-ut, po pritet që ato t’i komunikohen palëve me zbardhjen e vendimit

Roshi akuzohet se ka abuzuar me detyrën lidhur me dy procedura tenderimi në vitin 2014, njëra prej të cilave për pastrimin e qytetit. Abuzimet u pretemduan nga një audit i kontrollit të lartë të shtetit me dëm ekonomik 33 mln lekë./Versus.al

 

Poll