
Gjatë natës së koncertit të reperit amerikan Kanye West nw Tiranw, të shtunën e 11 korrikut, rreth 62 persona raportohet se kërkuan ndihmë mjekësore në ambientet e “Eagle Stadium”.
Mësohet se disa të rinj shfaqën pësuar dëmtime të lehta, ndërsa të tjerë janë paraqitur në gjendje të fikti.
Mes simptomave të raportuara kanë qenë edhe tensioni i lartë dhe rrahjet e shpejta të zemrës. Shërbimet mjekësore kanë ofruar ndihmën e nevojshme në vendngjarje, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar raste me pasoja të rënda

