
Avokati Altin Goxhaj ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Në një deklaratë për mediat, Goxhaj tha se veprimet e policisë nuk mbështeten në një bazë të qartë ligjore dhe cenojnë lirinë e shprehjes.
“Kam sjellë një provë zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Hitaj pretendoi se 10 mijë qytetarët kishin shkelur nenin 143/b.
Ai pretendon se prokuroria ka nisur hetim dhe për shpifje, personi që pretendon se është shpifur për të vjen në gjykatë dhe jo në prokurori. Luca duhej të vinte në gjykatë.
Kërkojmë kallëzim për shpërdorim detyre për Hitën dhe nisjen e hetimit, kërkojmë urdhrin për verifikim që ka paraqitur Hita, aktet mbi të cilat janë verifikuar 10,000 të dhënat”, tha Goxhaj.

