AKTUALITET /

SPAK kërkon dënim me 7 vite e 6 muaj burg për nënën e Kryemadhit: T'i konvertohet në 5 vite shërbim prove

Gjithashtu u kërkua konfiskimi i vilës së Fatime Kryemadhit.

Shkruar nga Versus
SPAK kërkon dënim me 7 vite e 6 muaj burg për nënën e
Fatime Kryemadhi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për një pjesë prej të pandehurve në dosjen e ish-presidentit Ilir Meta.

Konkretisht për nënan e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin, e cila akuzohet për pastrim parash, SPAK ka kërkuar dënimin me 7.6 vite burg dhe përfundimisht t'i konvertohet në shërbim prove. Gjithashtu ka kërkuar konfiskimin e vilës së saj. 

Për Ema Çokun që akuzohet gjithashtu për pastrim parash ka kërkuar dënimin me 7 vite burg dhe konvertimin në shërbim prove për 5 vite.

Ndërsa për Pirro Xhixhon i cili është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, prokurorët kërkuan dënim me 4.6 vite burg dhe dënimi t'i konvertohet në shërbim prove.

Tre të pandehurit kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa për ish-bashkëshortët, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, procesi gjyqësor po zhvillohet me procedurë të zakonshme. Versus.al

Poll