Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nxjerrë një njoftim ku u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve shqiptare për donacione duke nisur nga pajisjet kompjuterike, tek ato mjekësore të cilat janë jetike për shëndetin e pacientëve.
Rastin në fjalë e publikoi gazetari Osman Stafa i cili renditi të gjitha kërkesat e QSUT të cilat kapnin vlerën e 3.4 milionë eurove në total. Ai e konsideroi “absurditet” sesi shteti mund të japë 4.2 milionë euro për një koncert privat dhe nuk ka shuma parash për pajisjet bazike në qendrën më të madhe spitalore të vendit.
“Është shpallje kërkese për donacion. Pra QSUT kërkon para nga ata që munden në Shqipërin ë mënyrë të tillë që… me anë të kësaj thirrje QSUT kërkon vëmendjen e publikut lidhur me mundësinë për të kontribuuar në përmirësimin e ofrimit dhe shërbimit ndaj pacientëve. Në kuadër të nevojave aktuale kërkohet si më poshtë, po i heqim kompjuterat, printerat etj: pajisje mjekësore, 15 respiratorë, 6 laringosopë, 5 elektro bisturi, 2 kullë kolonoskopie, 5 ekg 12 kanale, 2 mikroskop kirurgjikal, 1 eko imazherie, 1 auto-perimetër, 3 aparatë anestezie, 4 shtratë operatorë, 10 inhalatorë etj.
Pra QSUT kërkon kontribute të qytetarëve shqiptarë për të blerë këto pajisje të cilat duhen. Ndërkohë kostoja e të gjitha këtyre pajisjeve është 3.4 milionë euro. Këto pajisje që unë rendita janë jetësore. Ku shkuan këto para? Shkuan tek koncerti privat i një këngëtari. Unë nuk jam kundër koncerteve se kam qenë vetë disa herë, por nuk jam që koncertet të financohen nga shteti shqiptar. Dhe jo pak, por 4.2 milionë euro, 4 miliardë euro. Ky është absurditeti më i madh që mund t’i ndodhë një vendi, ka para për t’i çuar në një koncert dhe nuk ka para për të blerë pajisje tek Qendra më e madhe universitare që Shqipëria ka”- tha Stafa mes të tjerash. Versus.al

