AKTUALITET /

Aksident në Vlorë, kamioni përplaset me dy makina, plagosen dy vajza

Si pasojë e përplasjes pati dëme të shumta materiale.

Shkruar nga Versus
Aksident në Vlorë, kamioni përplaset me dy makina, plagosen dy
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një aksident ka ndodhur sot në zonën e Pyllit të Sodës ku janë përplasur një kamion dhe dy automjete.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosura 2 vajza të cilat u transportuan për në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje po punohet për lirimin e trafikut, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll