
Babai i 17 vjeçares që u dhunua brutalisht nga 2 adoleshente dhe një 19 vjeçare në Fier, ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” lidhur me gjendjen e vajzës së tij.
Ai tha se e mitura kishte shenja dhune kudo në trup, ndërsa zbuloi se kur ishte paraqitur në spital, mjekët e kishin përcjellë vetëm me një serum.
“Me vajzën kam folur, është pak më mirë. Atë ditë kisha një parandjenjë dhe e mora vajzën në telefon, fillimisht nuk po më tregonte. E mora përsëri nuk ma hapte telefonin, më pas më tha që po bënte një serum në spital sepse nuk ndihej mirë.
Më pas mora nusen në telefon dhe i thash të shkonte në Fier të merrte vajzën, nga motra e nuses e morëm vesh ngjarjen e cila kishte parë videon. Unë punoj në Orikum. Vajza më ka treguar se vajzat i njihte shoqe pas shoqeje. E kishin pritur pas kursit, i kishin thënë se duhet të sqaronin diçka e kanë dërguar në shtëpi dhe më pas ka ndodhur ajo që e patë të gjithë. Në qershor isha vetë në komisariat ku më kallëzimin dhe nuk u mor asnjë masë.
Vajza kishte shenja kudo nga dhuna. Pas veshit, në pjesën e kokës, shkulje floku dhe sytë shumë të nxirë. Mjekët e kishin përcjellë vetëm me një serum edhe pse e kanë parë gjendjen e saj. Vajza ishte në kurs parukerie, nga shkolla u largua sepse i binte të fikët në shkollë. Mjekët na thanë se vajza nuk ka asgjë. Gjendja e saj është pak më e mirë, por ishte shumë keq”, tha ai. Versus.al

