AKTUALITET /

“Gjithë ditën dora në qafë, prite kur të vijë me latinet”, SkyEcc zbulon lidhjet e “çunave” të drogës në Ekuador

Hetimi i SPAK nisi fillimisht si një procedim pasuror ndaj Denis Matoshit, i njohur si Eldi Dizdari, i cili në vitin 2020 u vu nën vëzhgim gjatë lëvizjeve për blerjen e një toke prej 500 metra katrorë pranë stadiumit “Air Albania”

Shkruar nga Versus

“Gjithë ditën dora në qafë, prite kur të

Bosat e kokainës me aktivitet në Ekuador, nuk kryenin vetëm aktivitet kriminal, por kishin nisur tashmë dhe jetë të zakonshme duke u integruar me komunitetin vendas.

Në përgjimet e SkyEcc, të zbuluara nga dosja voluminoze e bosëve të rrjetit të kokainës që u godit nga SPAK javë më parë, tregojnë se disa prej personave nën hetim kishin krijuar lidhje me vajza nga Amerika Latine dhe planifikonin të krijonin familje e të kishin fëmijë, ndërsa vazhdonin të ishin pjesë e rrjetit të trafikut të drogës.

“Gjithë ditën dora në qafë, prite kur të

Këto të dhëna janë pjesë e superdosjes hetimore të SPAK, e ndërtuar mbi materiale të ardhura nga disa vende evropiane, kryesisht Anglia, Spanja dhe Belgjika.

Dosjet e autoriteteve të huaja i dhanë ndihmën vendimtare prokurorëve shqiptarë për goditjen e grupeve kriminale të drejtuara nga Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, të cilët akuzohen se trafikonin sasi të mëdha kokaine drejt Evropës dhe pastronin fitimet në Shqipëri, në bashkëpunim me Artur Shehun, Ilir Shtufin, Orges Birçajn dhe Orest Sotën.

Vetëm vendimi i Gjykatës së Posaçme për 20 masat e sigurisë përbëhet nga 855 faqe dhe dokumenton takime të drejtuesve të organizatës në Antverp të Belgjikës, Majorka të Spanjës, si edhe në ishullin Aruba, në Antilet Holandeze, i cilësuar nga hetuesit si “samiti” i bosëve të grupit.

Në dosje ka edhe një referim të veçantë për Artur Shehun, ku citohet një vendim i një gjykate belge për grupin e Alfredo Hamzait. Sipas autoriteteve belge, Shehu mbante një rol drejtues brenda organizatës kriminale.

Hetimi i SPAK nisi fillimisht si një procedim pasuror ndaj Denis Matoshit, i njohur si Eldi Dizdari, i cili në vitin 2020 u vu nën vëzhgim gjatë lëvizjeve për blerjen e një sipërfaqeje toke prej 500 metrash katrorë pranë stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Më 12 qershor, SPAK njoftoi ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj anëtarëve të dy grupeve kriminale, të cilat, sipas hetimeve, kishin krijuar kontroll të plotë mbi zinxhirin e trafikut të kokainës, nga furnizimi në Amerikën Latine deri te transporti drejt Evropës. Fitimet e aktivitetit kriminal dyshohet se pastroheshin kryesisht në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, ku në mënyrë të veçantë evidentohet ndërtuesi Ilir Shtufi./Versus.al

Poll