POLITIKË /

Sali Berisha bën deklaratën "e çuditshme" nga SPAK: Aty gjeta Elvis Doçin e Troplinëve

Ai u shpreh para demokratëve se gjatë vizitës në SPAK kishte gjetur shtetasin e shpallur në kërkim, Elvis Doçi, i njohur edhe si Visi i Pojës, i cili cilësohet si drejtues i kartelit të Troplinëve.

Shkruar nga Versus
Sali Berisha bën deklaratën "e çuditshme" nga SPAK:
Sali Berisha para SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të firmosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” në kuadër të dosjes “Partizani” dhe bëri një deklaratë të papritur.

Ai u shpreh para demokratëve se gjatë vizitës në SPAK kishte gjetur shtetasin e shpallur në kërkim, Elvis Doçi, i njohur edhe si Visi i Pojës, i cili cilësohet si drejtues i kartelit të Troplinëve.

"Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli.

Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, por ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë", deklaroi kreu demokrat Berisha.

Ish-kryeministri herë pas here akuzon kryeprokurorin Altin Dumani për bashkëpunim me klanin e Troplinëve në Durrës. Sot, duke ironizuar mbi moskapjen e Elvis Doçit, ai deklaroi me ironi se e kishte gjetur brenda ambienteve të SPAK./Versus.al

 

Poll