POLITIKË /

“S’do paguani më nga xhepi për barna”, kandidati i ‘Euroatlantikëve’ për Tiranën: Do ketë rimbursim sipas diagnozave

Gazment Koduzi tha se me votëbesimin ndaj koalicionit Euroatlantik, do të bëhet i mundur rimbursimi i barnave sipas diagnozës së dhënë nga mjeku.

Shkruar nga Versus

“S’do paguani më nga xhepi për barna”, kandidati i

Një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit, nuk arrijnë dot të blejnë ilaçet e domosdoshme për kurimin e sëmundjeve kronike. Sipas Barometrit Ballkanik, 33% e shqiptarëve gjatë vitit të kaluar nuk kanë patur mundësi të blejnë barnat e nevojshme.

Gazment Koduzi, kandidati i koalicionit Euroatlantik për deputet në listën e hapur të Tiranës, ka shpalosur propozimin e tij politik për t’i dhënë zgjidhje një situate të tillë.



Mjeku i njohur i cili kërkon besimin e qytetarëve të Tiranës më 11 maj, ka propozuar rimbursim të ilaçeve të bazuar në diagnozën që u jep doktori qytetarëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Në këtë mënyrë qytetarët nuk do të duhet të paguajnë nga xhepi për barnat e nevojshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: