Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për gazetarin grek gjatë një interviste në Abu Dhabi kanë shkaktuar zemërim tek mediat greke për faktin se Rama u shpreh se grekët nuk janë pasardhës të filozofit të njohur, Aristotelit.
Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili gjatë një interviste të dhënë sot tha se e njeh Ramën prej vitesh dhe se është një politikan me një mënyrë të veçantë të të shprehurit.
“ E njoh atë prej shumë vitesh dhe është një politikan me një mënyrë të veçantë shprehjeje, shpesh thotë gjëra që nuk duhet t'i thotë. Këtë herë bëri një gabim, të cilin megjithatë e kuptoi dhe e korrigjoi.”, tha Mitsotakis.
Kryeministri grek shtoi se donte që kjo çështje të ishte tashmë e mbyllur. Ndërkohë, dje kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke theksuar se ishte një deklaratë e bërë në kontekst humori dhe se nuk priste që të kthehej në një debat kaq të gjerë në mediat e vendit fqinj. Versus.al


