POLITIKË /

"Sikur 5% e Tiranës të protestojë, Rama vesh atletet dhe ikën", ish-aleati i PD kritika Berishës: Nuk besojnë tek ju

Shkruar nga Versus
"Sikur 5% e Tiranës të protestojë, Rama vesh atletet dhe
Sali Berisha dhe aleatët e PD

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka kritikuar ashpër lidershipin e Partisë Demokratike lidhur me situatën ku ndodhet vendi duke thënë se populli nuk ka besim tek ta.

Sipas Shehit, sikur vetëm 5% e popullsisë së Tiranës të dalë për të protestuar, Rama do të largohej nga drejtimi i qeverisë. Ai nënvizoi e problem është fakti se lidershipi i PD ushqen popullin me ide të rreme duke lënë data ku nuk ndodh asgjë dhe kjo bëhet e lodhshme.

“Mirëpo, për sa kohë që nuk del qyteti… Tirana ka 1 milion banorë. Po 5% e Tiranës të dalë janë 50 000 veta. I vesh atletet dhe ikën vetë ky. Por, ti s'je në gjendje. E megjithatë, unë them që le të bëhet protesta. Por, ti i ushqen me një ide të rreme. I thua me datë 10 do ta rrëzojmë, me datë 11 pastaj… Mirëpo, vjen e shkarkohet kjo lloj energjie, bëhet e lodhshme, bëhet e pafrytshme”, tha Shehi në A2CNN.

Më tej shtoi se përplasjet për lidershipin brenda PD ia lehtësuan Ramës mbajtjen e pushtetit.

“Kush kishin emergjencë? Emergjencë kishin shefat e partisë, aty në betejë me njëri-tjetrin. Kishin dhe një emergjencë budallaqe brenda vetes duke menduar që tava del nga furra për ne. Nuk e ndajmë me të tjerët. Do ta marrim vetë të gjithën. Edhe morën vetëm tepsinë bosh. Ia lanë Edi Ramës. Mirëpo, ky lloj teatri nuk mund të vazhdojë përjetësisht. Ka katër vjet që bën emergjencë Partia Demokratike. Një herë për vulën, një herë për kryetarin... Tani, në këtë lloj vorbulle thotë “hajdeni edhe ju të tjerët se ne jemi shumica”. S'është më punë çete kjo. Kjo ka dhe një punë llogjike”- shtoi ish-deputeti. Versus.al

Poll