POLITIKË /

"S'jam për farsa alla Maqo Lakrori", Alimehmeti kritika për Berishën: Salianji i plotësonte kriteret si kandidat

Shkruar nga Versus
"S'jam për farsa alla Maqo Lakrori", Alimehmeti kritika
Sali Berisha, Ilir Alimehmeti

Në një intervistë për “NewsCast Albania”, anëtari i këshillit kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti shprehu haptas kritikat për proceset që po zhvillohen brenda partisë. Ai tha se Ervin Salianji, të cilit nuk iu pranua kandidatura, ishte i vetmi që i plotësonte kriteret për të qenë kandidat përballë Berishës për kryetar.

“Unë jam për garë gjithmonë. Gara të forcon, gara të çon përpara. Mendoj që zoti Salianji ishte i vetmi person që i plotësonte kriteret për të hyrë në garë përballë zotit Berisha”, tha Alimehmeti.

Duke e quajtur “farsë” procesin, Alimehmeti tha se në këto kushte më mirë të konsiderohet “rikonfirmim” sesa garë për kreun e PD.

“Nuk jam për farsat alla ‘Maqo Lakrori’. O bëjmë garë reale, ose më mirë të quhet rikonfirmim. Një garë false nuk do e preferoja”, u shpreh këshilltari bashkiak i PD në Tiranë duke nënvizuar se është kundër përçarjes së partisë dhe përjashtimeve. Versus.al

Poll