POLITIKË /

“SKAP-i heshti para padive tona”, Berisha: Bandat u vërsulën më 11 maj! Qytetarët të ngrihen në protestë

Berisha vijoi me retorikën e tij kundërshtuese ndaj rezultatit të 11 majit duke pretenduar se zgjedhjet u vodhën dhe pati 'farsë elektorale'.

Shkruar nga Versus

“SKAP-i heshti para padive tona”, Berisha: Bandat u

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nëpërmjet një konference për shtyp akuzoi sërish qeverinë për manipulimin e procesit zgjedhor duke e quajtur atë “farsë elektorale”.

Sipas Berishës, i gjithë shteti u vu në funksion të Partisë Socialiste dhe qëllimit të saj për të fituar me çdo kushte zgjedhjet e 11 majit. Akuzave të kryedemokratit nuk i shpëtoi as Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila sipas tij heshti para dhjerëra padive ndaj bandave kriminale.

“Kurrë ndonjëherë, një parti e transformuar në shtet dhe mafie nuk është vërsulur më me egërsi ndaj qytetarëve shqiptarë siç është vërsulur narkoshteti i Edi Ramës. Ndaj ju lutem lexoni pikën 5, fraksion 4 të dokumentit të Kopenhagenit.

Tjetër, Shqipëria është zotuar sipas pikës 5, 5, se veprimtaria e qeverisë dhe administratës, si dhe e sistemit të drejtësisë, do ushtrohen në përputhje me sistemin e vendosur me ligj dhe në respekt të atij sistemi.

E morët vesh ju se si veproi administrata gjatë këtij procesi, se si e mbylli gojën, se si shërbeu si shpifë e partisë, Skapi i Dumanit, se si heshti para dhjetëra e dhjetëra padive, para veprimtarisë më të egër kriminale të bandave. E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera”- u shpreh Berisha.

Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen për të mbrojtur votën e lirë.

“Gjykova të paraqes para shqiptarëve direktivën, parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, të cilat u shkelën një për një. Dhe të cilat, për çdo njeri që beson tek liria dhe dinjiteti njerëzor, se gjitihçka ka të bëjë me dinjitetin, 11 Maji ishte një farsë, më e turpshmja në historinë e qytetarëve shqiptarë.

11 Maji u dëshmoi shqiptarëve se me Edi Ramën në qeveri nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Dhe se është në detyrën e tyre, në guximin e tyre, në dinjitetin e tyre, të mbrojnë, të ngrihen me gjithë forcën për të votuar si qytetarë të lirë në një vend si Shqipëria”- shtoi kreu i PD. Versus.al

Poll