POLITIKË /

‘’S’kemi pse shajmë Ramën’’, Kalaja kritika PD-së: Nëse e lë derën hapur 10 herë, i lumtë hajdutit

Pavarësisht se e cilësoi 11 majin si farsë zgjedhore, Kalaja tha se PD duhet të shohë defektet që ka në raport me masat e marra.

Shkruar nga Versus

‘’S’kemi pse shajmë Ramën’’, Kalaja

Aktivistja e PD, Adriana Kalaja e ftuar në News24 ka folur për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe për defektet që duhet të rregullojë lidershipi në mënyrë që të vërehet një lloj ndryshimi në raport me betejën kundër mazhorancës.

Sipas Kalasë, edhe listat e mbyllura të deputetëve u ofruan nga kryeministri Edi Rama me një skemë të mirëmenduar. Ajo shtoi se nuk duhet parë faji vetëm tek fakti që sipas saj Rama vjedh, por edhe tek PD që nuk ka ditur të marrë masa.

‘’Ka një faktor shumë të rëndësishëm që në 1 mln shqiptarë të larguar, shumica e atyre janë demokratë, Ne i shohim në protesta, në zgjedhjet e 11 majit që janë gjysma e atyre që vinin dikur. Ja ku ndahem unë me qëndrimin e PD. U bë një gabim në 2023, u denoncua farsa zgjedhore por nuk u bë analiza. Po ngre shqetësimin tim. Në 2023 ne ishim pa logo e vulë, në 2025 kishim rekuperuar shumë nga këto gjëra. Problem qëndron në kodin zgjedhor duhet të mbajnë qëndrim disa njerëz.

Në dijeninë time, listat e mbyllura u ofruan nga kryeministri Rama me një skemë të qartë. Ne s’kemi pse shajmë Ramën pse na vjedh Rama, duhet të mbyllet një herë drynin e saktë, nëse ti lë 10 herë derën hapur i lumtë hajdutit. Pra Rama në këmbim të listave të mbyllura  i bëri presionin pozitiv të votonin për votën e Diasporës’’- deklaroi Kalaja. Versus.al

Poll