POLITIKË /

Socialistët miratojnë rezolutën, Shqipëria shpall Iranin "shtet terrorist"

Opozita nuk mori pjesë në seancë me argumentin se Kuvendi ka çështje shumë më të rëndësishme për të diskutuar lidhur me problemet e qytetarëve shqiptarë.

Shkruar nga Versus

Socialistët miratojnë rezolutën, Shqipëria shpall Iranin

Ashtu siç pritej, socialistët u mblodhën në seancë plenare sot dhe brenda 22 minutash miratuan rezolutën e paraqitur prej tyre për shpallen e Gardës Revolucionare të Iranit dhe të Hezbollahut si financues të terrorizmit.

Në total 79 deputetë votuan pro rezolutës dhe vetëm një votë ishte abstenim nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

Socialistët miratojnë rezolutën, Shqipëria shpall Iranin

Më herët në foltore, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se miratimi i kësaj rezolute është urgjencë për të treguar qëndrimin e Shqipërisë përkrahë partnerëve strategjikë.

Partia Demokratike bojkotoi seancën duke e konsideruar këtë një “fasadë” të PS me argumentin se Kuvendi ka çështje shumë më të rëndësishme për të diskutuar që lidhen me problemet e qytetarëve shqiptarë. Versus.al

Poll