
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00 ku në rend dite është edhe interpelanca e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari lidhur me emërimet në polici dhe kriminalitetin në radhët e saj.
Pritet që marrja e detyrës së kryepolicit Skënder Hitaj të jetë gjithashtu kryefjalë e përballjes së deputetëve në seancë.
Gjithshtu në rend dite është edhe interpelanca e kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku me kryeministrin Edi Rama lidhur me koorporatën shqiptare të investimeve. Por ende nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në seancë.
Axhenda e plotë:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.4.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.3.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.
5. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Arian Ndoja.
6. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
7. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006".
8. Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr.1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të "produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ".
9. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981".
10. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.58/2022 "Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore"".
11. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019,“Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar".
12. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës".
13. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare".
14. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar".
15. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, "Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Versus.al

