POLITIKË /

SPAK dhe PD kërkojnë heqjen e imunitetit të Ballukut, Balla: Do e vendosim pas mbledhjes së deputetëve

Shkruar nga Versus

SPAK dhe PD kërkojnë heqjen e imunitetit të Ballukut, Balla: Do e

Pas më shumë se 5 orësh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve ku SPAK kërkonte heqjen e imunitetit të zv.kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku.

Në dalje, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për mediat ku bëri me dije se koha që morën në dispozicion lidhej edhe me faktin se GJK po shqyrtonte masën e pezullimit.

“Me arsye të plota Kuvendi ka marrë kohën e nevojshme sa kohë në këtë proces u përfshi edhe GJK, madje gjatë diskutimeve sot ka dalë në pah se vetë Apeli i GJKKO pati pezulluar shqyrtimin e pezullimit për shkak se po shprehej GJK. Pyetjet e deputetëve kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementin thelbësor të kushtetutës së Republikës, prezumimit të pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm derisa të ketë një vendim të formës së prerë”- u shpreh Balla.

Ndërsa tha më tej se do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar të PS dhe më pas do të ketë një qëndrim të qartë të tyre mbi kërkesën e bërë prej muajsh nga SPAK.

“Në përfundim të procesit duke qenë se pala tjetër e kishte marrë vendimin para shqyrtimit dhe dukej qartë madje. Në rastin tonë në emër të 5 deputetëve prezentë kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të PD për dhënien e menjëhershme të autorizimit, nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi ka ardhur. Do kemi një diskutim në një mbledhje të grupit parlamentar sepse siç e dini nuk e jep autorizimin këshilli, por seanca plenare. Pas atij komunikimi sapo kolegu ynë Ulsi Mnja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e pesësesh tonë, nga ana e tyre edhe 5 deputetë të tjerë do sjellin raportin e tyre”- shtoi Balla. Versus.al

Poll