POLITIKË /

SPAK sekuestroi llogaritë për Zvërnecin, Rama: Pozitive! Por investitorët janë me reputacion

Shkruar nga Versus

SPAK sekuestroi llogaritë për Zvërnecin, Rama: Pozitive! Por

I pyetur për projektin e Zvërnecit sa u takon veprimeve të SPAK që ka sekuestruar llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një gjë e mirë.

Por shtoi se reputacioni i biznesmenëve nga Katari është i padiskutueshëm dhe duhet që personat që thonë gjëra të pavërteta të kenë shumë kujdes me ato çfarë flasin.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Do e nis nga fundi sepse kjo e SPAK-ut ka dy pjesë. Ka pjesën positive që i takon SPAK-ut dhe pjesën e shëmtuar që u takun zëdhënëve të vetëofruar të SPAK. Pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie është positive. Përsa kohë ky është një problem i ngritur me apo pa të drejtë, nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër përsa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur përsa i takon subjektit është shumë positive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone.

Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar të cilët ndajnë me opinionin public gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Pasi investitorët të cilët sot janë zotëruesit e pronës, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cilëve për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, janë investiguar si të gjithë rastet e tjera, por në këtë rast edhe nga Agjencia jonë e pastrimit të parave. Kanë rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global kështu që kjo çështje duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre. Bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është totalisht arbitrar dhe negativ. Bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilin ka dyshime është çështje në të drejtë të organit hetimor. Versus.al

Poll