Kreu i Partisë së Lirisë gjatë konferencës për shtyp me gazetarët ka zbardhur detaje nga takimi me Sekretari e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën për të cilin shprehet se ishte një takim miqësor dhe se kanë diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit.
Gjithashtu Meta u shpreh se zgjedhjet e ardhshme janë të rrezikuara për shkak se nuk u bë një reform zgjedhore.
Meta: Jemi takur dje. Ka qenë një takim miqësor dhe natyrisht që është diskutuar dhe për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallzimi i protestave duke nisur nga nesër përpara Bashkisë së Tiranës dhe tek përshkallzimi dhe koordinimi më i miri përgjithësi i gjithë veprimit opozitar dhe natyrisht për të forcuar bashkëpunimin edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të cilat si rezultat të mos bërjes për herë të parë në historinë e Shqipërisë të një Reforme Zgjedhore janë tërësisht të kërcënuara dhe të rrezikuara të cilat apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar qytetarë në terësi në drejtim të mbrotjes së votës nga ky regjim. Kështu që jemi takuar dhe do të vazhdojmë takimet, do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha format që do të gjykohet më efikase.
Pyetje: Për të arritur një rezultat më të mirë opozita, do të preferonit listë të përbashkët apo listë të ndarë?
Ilir Meta: Partia e Lirisë në cdo rast do preferonte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitorës së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitar dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.
Gjatë konferencës Meta u pyet gjithashtu nëse ka frikë nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila thuhet se pritet të kandidojë si e pavarur në qarkun e Tiranës.
“Frikë nga Monika Kryemadhi si një kandidate e pavarur? Ilir Meta do të udhëheqë Partinë e Lirës dhe listën e saj në kryeqytet dhe në Qarkun e Tiranës, sepse është qarku më i madh i vendit tonë dhe nuk i druhet kreut të narko-shtetit dhe instrumenteve mafiozë të tij dhe askujt tjetër, gjithmonë duke respektuar qytetarët e Tiranës dhe gjithë Qarkut të Tiranës.
Krenar sepse kam bërë shumë vepra të mira për Tiranën. I kam kthyer parkun “Rinia”, ia kam kthyer unë si kryeministër. Bëra mirë që i prisha ato kioskat dhe i ktheva parkun kryeqytetit, sepse po të mos e kisha bërë atë gjë, ky do prishte kioskat dhe do bënte ato kullat 300-katëshe. I kam marrë në mbrojtje zonën historike si kryeministër dhe ky pastaj kur i mori të gjitha pushtetet vetë, e shembi teatrin atje dhe shkatërroi zonën, vetëm për projekte korruptive dhe kam bërë shumë gjëra të thera në Tiranë.
Kam shumë arsye për të përfaqësuar të gjithë qytetarët e Tiranës, por jo vetëm. Rezultati i PL-së do të jetë fantastik në Qarkun e Tiranës, shumë më lartë se rezultati më i mirë që ka pasur ish-LSI në kohën që e drejtoja unë”, u shpreh Meta.








