POLITIKË /

''Të mos largohemi nga sheshi'', Berisha për protestën e 10 shkurtit: Kemi në plan të gjitha format e mosbindjes civile

Shkruar nga Versus

''Të mos largohemi nga sheshi'', Berisha për

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për protestën e 10 shkurtit që do të mbahet në orën 17:00 para kryeministrisë me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se qindra persona i kishin kërkuar që pas protestës të mos largoheshin nëpër shtëpi, por të qëndronin aty deri në rrëzimin e Ramës nga pushteti.

‘’Gjithçka varet nga kryengritja jonë paqësore që s’duhet të ndalet kurrë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, në mënyrë që të marrim dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti. Gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë. Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon që secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. Ju garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme po shkojmë. Edi Rama mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka’’- tha Berisha.

Ndërsa shtoi se nuk përjashtohet asnjë formë e protestës deri në mosbindje civile.

“Kemi në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile. Ndaj PD kërkon dhe fton qytetarët që të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje, por kjo kërkon qartësi. Kërkon që çdo qytetar të realizojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, ku pushtet janë në një dorë.”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

Poll