POLITIKË /

Tensione në Kuvend, Agron Shehaj debate të ashpra me deputetët socialistë për banorët e Rrjollit

Gjatë seancës në Parlament, Agron Shehaj ngriti zërin për banorët e Rrjollit që protestojnë për tokat e tyre, duke shfaqur foto të dhunës dhe duke u përballur me deputetët socialistë, çka çoi në përjashtimin e tij dhe 5 minuta pushim të seancës.

Shkruar nga Versus
Tensione në Kuvend, Agron Shehaj debate të ashpra me deputetët
Agron Shehaj

Seanca e sotme në Parlamentin e Shqipërisë u zhvillua me tensione të forta, pasi kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ngriti zërin për banorët e Rrjollit, të cilët prej javësh po protestojnë për të mbrojtur tokat e tyre.

Duke shfaqur foto dhe pamje të qytetarëve të dhunuar dhe tërhequr zvarrë nga policia dhe kompania e sigurisë, Shehaj iu drejtua socialistëve duke kërkuar reagim dhe ndërprerje të padrejtësisë ndaj banorëve.

“Taulant, e ke parë këtë grusht? Ky djali që po rrahet me grushte, është një 19-vjeçar që mbron pronën e tij, ku ka lindur, ku ka jetuar dhe ku është rritur. Dhe ju ia keni vjedhur,” tha Shehaj ndërkohë që iu afrua deputetëve me fotot në dorë.

Reagimi i tij dhe ngritja e zërit çuan në përjashtimin e tij nga seanca, ndërsa nënkryetarja e Parlamentit kërkoi 5 minuta pushim për shkak të tensionit të krijuar./Versus.al

Poll