POLITIKË /

'T’iu shtrimë dorën dhe të painteresuarve', Aulon Kalaja zgjidhet kreu i demokratëve të Krujës: Ju premtoj, se unë nuk do t’ju tradhëtoj kurrë!

Aulon Kalaja zgjidhet në krye të PD-së në Krujë, duke premtuar bashkim të demokratëve dhe angazhim për forcimin e strukturave të partisë në zonë.

Shkruar nga Versus

'T’iu shtrimë dorën dhe të painteresuarve', Aulon

Aulon Kalaja është zgjedhur drejtuesi i ri i Degës së Partisë Demokratike në Krujë, pasi fitoi garën përballë Myftar Ismailajt.

Pas rezultatit, ai reagoi me një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar mbështetjen e demokratëve dhe pjesëmarrjen në votim. Kalaja theksoi se e konsideron këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe dhe u shpreh i ndërgjegjshëm për sfidat që e presin.

Ai nënvizoi se prioriteti i tij do të jetë bashkimi i të gjithë opozitarëve dhe forcimi i strukturave të partisë në zonë, ndërsa falënderoi edhe kundërshtarin për garën korrekte.

Në përfundim, Kalaja premtoi se do të punojë për të mos zhgënjyer besimin e dhënë dhe bëri thirrje për angazhim të përbashkët në funksion të fitores së Partisë Demokratike.

Postimi i plotë:                                                                         

Të nderuar demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Kodër Thumanës, Niklës, Bubqit dhe Cudhinit:

Ju falenderoj nga zemra për pjesëmarrjen në procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike “Dega Krujë, Fushë-Krujë”.

Masiviteti që treguat sot ishte për t’u lavdëruar në çdo drejtim! Nuk do flasim për shifra votash, por për bashkim zemrash që flasin me një zë.

Ju sot më ngarkuat përgjegjësinë për të çuar përpara një projekt të madh politik. Më dhatë nderin të përfaqësoj opozitën e Krujës së Skënderbeut dhe Fushë-Krujës së Albanopolis. Çfarë nderi më të madh, mund t’i bëhet një politikani të ri?!

Jam i vetëdijshëm që kemi shumë punë përpara dhe qëllimi i parë është bashkimi i opozitarëve në një drejtim, atë të fitores së Partisë Demokratike. Nuk do të jem gjë tjetër veçse një prej jush.

Si çdo proces edhe ky, kishte frikërat e veta, pikëpyetjet, ngurimet, hamendësimet dhe kundërshtitë. Krejt normale për një parti të djathtë konservatore si kjo e jona. E kundërta do të ishte e çuditshme. Brënda forcës tonë politike nuk ka armiq, as kundërshtarë, por rival. Dhe rivaliteti sjell përherë progres. Prandaj një falënderim të veçantë kam për garuesin tjetër Myftar Ismalaja, që tregoi qytetari dhe maturi.

Sot dhe neser i shtrij dorën çdokujt që kërkon të japë nga vetja dhe ju them se asnjë kontribut i juaji nuk do të humbasë, por do të llogaritet një më një. Ashtu siç është e nevojshme që strukturat tona duhet të rifreskohen, të hapemi, të ftojmë familjet e djathta, të thërrasim themeluesit, të vijnë të rinjtë, por të mbajmë të vjetrit, të përndjekurit që janë fibra e të djathtës, sepse forca jonë politike ka një nga vlerat e patjetërsueshme, ruajtjen e traditës. Prandaj me mua nuk nis “viti 0”, por unë jam kryetari i radhës, që do kem nderin të drejtoj një nga zonat më të mrekullueshme të Shqipërisë. T’iu shtrimë dorën dhe të painteresuarve, indifererentëve dhe të zhgënjyerve, duke iu bërë thirrje që te na bashkohen në këtë përpjekje për ndryshim.

Strukturat tone do pasurohen edhe më shumë. Seksionet, grup-seksionet, kryesia, sekretariatet, departamentet, forumi i gruas, forumi rinor dhe çdo grupim tjetër që funksionon në familjen tonë politike.

Një gjë dua t’ju premtoj, se unë nuk do t’ju tradhëtoj kurrë.

Ne besojmë tek Zoti, familja, kombi, prona, ndaj le të ftojmë të gjithë ata që kanë diçka për të dhënë në këtë mision, të na bashkohen.

Krujës le t’i kthejmë lavdinë.

Sinqerisht, i juaji Aulon Kalaja.

Poll