
Disa javë më parë, ish-prokurori Arjan Ndoja i cili është zgjedhur deputet i listës së hapur të PD, teksa foli nga foltorja e Kuvendit u distancua nga veprimet e zhurmshme duke thënë se nuk do e shihnin asnjëherë duke i rënë tavolinës.
Sot në News24 ai sqaroi se deklarata e tij nuk ishte tradhti ndaj PD. Për të hequr çdo aludim të mundshëm, Ndoja tha se ai do të jetë i fundit që do të largohet nga PD edhe nëse të gjithë të tjerët do të kishin ikur.
“Ka gjithë ditën propaganda e PS, që i thotë opinionit publik që PD dhe Berisha nuk duan debat. Ka disa në grupin e PD që mendojnë se ka tradhti. Dikujt që nuk e kupton mesazhin tim i kam dërguar mesazh, i kam thënë mund të lëvizin 49 vetë nga PD, unë jam i fundit që do lëvizë.
Unë bëra shaka me atë personin se po tregonte shumë interes se sa i varur jam unë. Pra, edhe po të lëvizi Berisha, unë nuk lëviz nga PD”, tha Ndoja. Versus.al
