POLITIKË /

U dëmtua me plumb gome në kokë gjatë protestës, ish-kandidatja e PD-së tregon momentin: Goditja erdhi nga Kryeministria, kam frikë shikimin

Fatmirësisht Mehmeti zbulon se nuk pësoi dëmtime serioze përveç një shqetësimi për shikimin.

Shkruar nga Versus
U dëmtua me plumb gome në kokë gjatë protestës,
Senada Mehmeti pas goditjes me plumb gome në kokë gjatë protestës

Pas protestës së djeshme të opozitës ku mbeti e plagosur nga një plumb gome, ish-kandidatja e PD-së për deputete, Senada Mehmeti është shprehur se goditja drejt saj erdhi nga Kryeministria.

Në një prononcim të bërë për emisionin “News25Fundjavë” ajo është shprehur se nuk ishte në dijeni nëse goditja ishte e qëllimshme apo e rastësishme.

Fatmirësisht Mehmeti zbulon se nuk pësoi dëmtime serioze përveç një shqetësimi për shikimin.

Reagimi i Mehmetit: Teksa isha duke ndjekur fjalimin e zotit Berisha, ende pa e mbyllur ai, nisi sulmi me gaz lotsjellës. Unë shpesh herë ndihmoj dhe zonjat që pësojnë traumë, dhe kur më erdhi një goditje e papritur. Po ndiqja në rreshtin e parë, dhe pyetja e parë ulëritëse ishte; pse më ndodhi kjo gjë! Nuk e justifikoja dot këtë veprim goditës ndaj meje.

Nuk e di nëse ishte goditje e shënjestruar apo rishtazi. Kisha bërë një thirrje pak më parë, kisha thirrur demokratë e ndershëm që të dalin të protestojnë. Pyetja që bëra dje ishte; “A doni të qëndroni në ballë të turmës?”. Se dija ça do më ndodhi. Mendova se ishte një plumb gome. Nga shenjat që më ka lënë dhe atë çka më kanë thënë të tjerët, thonë se është plumb gome. Goditja erdhi nga Kryeministria. Edhe pse prita për disa kohë ambulancën, askush nuk erdhi. Fatmirësisht nuk kisha gjë, se frikë kisha shikimin.

 

Poll