Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës së djeshme të PD-së, gjatë së cilës forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Ai deklaroi se në oborrin e selisë së PD-së u hodhën sasi të mëdha gaz lotsjellës dhe bomba tymuese, duke e cilësuar këtë si agresion të hapur ndaj pluralizmit dhe institucionit të partisë së tij.
Berisha paralajmëroi se çdo veprim i tillë do të pasohet me kundërpërgjigje ndaj selive të Partia Socialiste në të gjithë vendin.
Kreu i PD-së përfundoi mesazhin e tij duke u bërë thirrje kundërshtarëve të heqin dorë nga sulmet për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet e tyre.
Berisha: Janë hedhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD-së dhe pluralizmit. Me këtë rast, u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS-së në çdo rreth dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin kundërpërgjigje ndaj selive të partisë së tij në të gjithë territorin e vendit. Ndaj hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër. Nëse sulmoni selinë e PD-së, PD-ja do t’ju përgjigjet siç e meritoni. Hiq dorë nga sulmet ndaj selisë për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet tuaja.Versus.al

