AKTUALITET /

‘’O Flamur bravo bravo’’/ E quajti polic të infiltruar dhe e largoi me forcë, qytetari kallëzon deputetin e Partisë Demokratike

Qytetari Tetem Toraj ka akuzuar Flamur Nokën për dhunë gjatë protestës së opozitës, duke pretenduar se u sulmua për shkak të supozimit se ishte i infiltruar, ndërsa videoja e publikuar tregon momentin e tensionuar mes tij dhe politikanëve.

Shkruar nga Versus
‘’O Flamur bravo bravo’’/ E quajti polic të
Pamje nga përplasja

Qytetari Tetem Toraj ka kallëzuar sot Flamur Noka, duke e akuzuar se e ka dhunuar gjatë protestës së opozitës një ditë më parë.

Sipas Torajt, ai u sulmua pasi u konsiderua i infiltruar, ndërsa pretendon se politikani kishte paguar një person që ta identifikonte si të tillë.

Në një video e publikuar në rrjete sociale shfaqet momenti kur Noka dhe Xhelal Mziu shtyjnë me forcë dy të rinj, për të cilët pretendojnë se janë të infiltruar të policisë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll