POLITIKË /

“U denigrua dhe izolua nga bashkëpunëtorët e tij”, anëtarja e Këshillit Bashkiak: Veliaj nuk solli kërkesë për të qenë në mbledhje

Sipas Zhulalit, Veliaj është izoluar politikisht nga ata persona të cilët i ka patur bashkëpunëtorët më të ngushtë ndër vite.

Shkruar nga Versus
“U denigrua dhe izolua nga bashkëpunëtorët e tij”,
Ilda Zhulali, anëtare e këshillit bashkiak gjatë protestave kundër Veliajt

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka folur lidhur me mbledhjen që ky organ pritet të zhvillojë sot rreth orës 16:00 mbi kërkesën e socialistëve të cilët kanë propozuar shkarkimin e Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Ajo theksoi se asnjë kërkesë zyrtare e Veliajt nuk u ka mbërritur anëtarëve të këshillit bashkiak në mënyrë që këta të fundit të kenë një qëndrim nëse kryebashkiaku i arrestuar, duhet të jetë i pranishëm në mbledhje apo jo. Sipas Zhulalit, ky fakt tregon se vetë ata që kanë qenë bashkëpunëtorët e Veliajt, e kanë denigruar kryebashkiakun duke e izoluar politikisht.

"Anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk i është dërguar kërkesë. Ne jemi informuar vetëm në media. Kanë gjykuar që materiali nuk duhet të kalojë fare. Duhet të kishte sot një urgjencë në mbledhjen e kryesisë. Në rendin e ditës është projektvendimi. Jo pa qëllim po të shikoni përgjigjen e dërguar, nuk mban firmën e zonjës Fino. Kjo tregon se Veliaj jo vetëm është denigruar politikisht në të gjitha shkallët, por dhe është izoluar politikisht nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ndër vite."-tha Zhulali. Versus.al

Poll