POLITIKË /

“U kap te timoni i makinës”, Karamuço për arrestimin e Metës: Ja kush janë dy personat që dhanë informacione për të

Sa i takon mënyrës së arrestimit të kreut të PL, Karamuço tha se oficerët e Operacionales e kishin ndjekur gjatë gjithë kohës dhe kishin zgjedhur hyrjen e Tiranës në mënyrë që ndalimi i tij të mos bëhej në qendër për të mos tërhequr vëmendjen.

Shkruar nga Versus

“U kap te timoni i makinës”, Karamuço për

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me detajet e arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë pasditës së djeshme teksa po hynte në Tiranë.

Karamuço tha në “Top Story” se burgosja e Metës ishte vendosur që në muajin gusht dhe se ai ishte në dijeni të kësaj gjëje.

“E dinte që do arrestohej, Është thirrur së bashku me bashkëshorten. Është marrë dhe celulari ai i dinte këto. E dinim të gjithë që do arrestohej. Ishte thënë për në korrik, u vulos në gusht”, tha Karamuço duke shtuar se kanë qenë dy persona në Austri që kanë dhënë informacione rreth tij.

Sa i takon mënyrës së arrestimit të kreut të PL, Karamuço tha se oficerët e Operacionales e kishin ndjekur gjatë gjithë kohës dhe kishin zgjedhur hyrjen e Tiranës në mënyrë që ndalimi i tij të mos bëhej në qendër për të mos tërhequr vëmendjen. Sipas ekspertit, Meta u nxorr me forcë nga makina sepse ishte kapur tek timoni dhe refuzonte të dilte.

“Meta është ndjekur gjatë gjithë kohës deri sa është afruar në Tiranë dhe jo afër qendrës që mos krijoheshin më shumë trazira. Është zgjedhur vendi ku është rënduar trafiku, është bërë bllokimi. Policët janë të identifikuar, janë prezantuar si të tillë. U kanë dhënë vendimin e gjykatës për shoqërimin e tyre në polici. Nuk ka as automatik, t’i lëmë këto filmat e Netflix-it.

“Ka kapur dorën te timoni dhe ka refuzuar të dalë nga makina. Është paralajmëruar disa herë që dil sepse do të nxjerrim me forcë dhe nuk ka pranuar. Ka shkelmuar edhe derën. Ka qenë agresiv, të shajë dhe ofendojë gjithë kohën. Sa herë nervozohet e humb kontrollin”- u shpreh Karamuço. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: