POLITIKË /

‘Sulmuan’ Ballën se fyeu Vokshin, përjashtohen Bardhi e Balliu! Asnjë masë për ofendimet e socialistit

Sipas PS, nuk ka vend për masë ndaj Taulant Ballës pavarësisht ofendimeve të tij ndaj Albana Vokshit dhe nga kritikat e ndërkombëtarëve drejt tij.

Shkruar nga Versus
‘Sulmuan’ Ballën se fyeu Vokshin, përjashtohen Bardhi e
Momenti i tensionit mes Balliut dhe Ballës

Pavarësisht se demokratët kishin kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës me 60 ditë për shkak të fyerjeve të tij ndaj deputetes Albana Vokshi që u kritikuan edhe nga partnerët ndërkombëtarë, sekretariati i etikës nuk ka ndërmarrë ndonjë masë ndaj tij.

"Eshte parë edhe nga Sekretariati, nuk ka vend për masë"- u shprehën socialistët. 

Nga ana tjetër Gazment Bardhi dhe deputeti tjetër i PD, Klevis Balliu janë përjashtuar me nga 10 ditë nga seancat plenare për shkak se reaguan ashpër ndaj fyerjeve të Ballës.

Fjala e kreut të grupit parlamentar të PS nxiti tensione në Kuvend duke bërë që demokratët të përplaseshin edhe me gardën. Versus.al

Poll