Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një kolazh videosh nga periudha të ndryshme që prej vitit 1997 mbi deklaratat e bëra nga kreu i PD Sali Berisha për zgjedhjet e mbajtura.
Nëpërmjet kësaj videoje, Rama ironizoi Berishën duke paralajmëruar edhe akuzat që do të shpërthejnë nga ana e tij pas zgjedhjeve të 11 majit. Në videon që ka ndarë në rrjete sociale, kreu i qeverisë sjell të gjitha deklaratat e Berishës nga viti 1997 deri më 2023, ku flet për humbje zgjedhjesh dhe për manipulim.
“Vesi del me shpirtin“, thuhet në fund të videos, duke lënë të kuptohet se edhe pas 11 majit, kryedemokrati do të përdorë të njëjtën taktikë.
“Zgjedhësit shqiptarë votuan dje në kushte dhe rrethana larg së qeni normale. Me rezultatin që arritën por që ua vodhën përdorimit të forcës për falsifikimin. Ata vërtetë përdhosin një votë, por do të marrin përgjigjen më të merituar. Ky është një proces i shkatërruar, i manipuluar në mënyrën më absolute. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat dhe të njihet asnjë rezultat. Mosnjohja nga ana jonë të zgjedhjeve në Tiranë e Durrës.
PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur. Këto zgjedhje prekin dhe rrënojnë parimet të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje, ishte një farcë. Pas zgjedhjeve të 2021, të ciat ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dhe për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale. Raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Nuk mund të njohim ne ku rezultatin e zgjedhjeve...”, janë këto deklaratat e Berishës për zgjedhjet e bëra ndër vite”- ishin disa prej deklaratave të përmbledhura të bëra nga Berisha ndër vite. Versus.al








