Halit Valteri, ish-deputeti i PD që prej pak vitesh ka ndryshuar kahun dhe është bashkuar me PS-në, ka folur me superlativa për kryeministrin Edi Rama të cilin e konsideroi si të vetmin emër të përveçëm brenda PS.
Sipas tij, Partia Socialiste është një makineri votash dhe për këtë arsye nuk mund të mposhtet. Ai shkoi edhe më tej duke thënë se ai vetë së bashku me të tjerët, nuk diskutojnë asgjë, por thjesht bëjnë detyrat që u janë ngarkuar prej tij.
I pyetur për rrezikun që vjen nga fuqizimi i një njeriu të vetëm, Valteri e krahasoi menjëherë situatën me PD-në duke thënë se edhe aty vetëm Berisha është emër i përveçëm dhe se ky është sistemi i ngritur në shoqërinë shqiptare.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Halit Valteri: Nuk ka emër të përveçëm në PS, është vetëm Edi Rama. Nuk ka subject politik, jo më këto mender particka të vogla që zihen për flokësh që zihen për burrin e xhajës. PD është katandisur që tigrin më të fortë ka Gazment Bardhin, ne mund të flasim gjithë ditën por fakti është fakt. PS është makineri dhe s’ka forcë që e mund. Vetëm Edi Rama është emri i përveçëm. Të tjerët janë anëtarë. Të gjithë ne bëjmë vetëm detyrën që na ngarkohet dhe shkojmë në zonat tona ku na janë ngarkuar.
Shpend Gashi: Nuk tmerroheni nga fuqizimi i një njeriu të vetëm?
Halit Valteri: Nuk ka parti demokratike, ka vetëm Sali Berisha, ky është sistemi, nuk e ndryshojmë dot ne. Nuk ka popull. Edi Ramën unë do e votoja dhe për herë të 14-të. Versus.al







